Kërkim
i Avancuar
  1. Fillimi
  2. Shërbimet Mjekësore
  3. Spitali i Përgjithshëm Vushtrri

Doktorët në Bord

Nuk ka doktor në bord.

Rreth “Spitali i Përgjithshëm Vushtrri”

Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri

  1. Spitali i përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri funksionon në pajtim me Ligjin për Shëndetësi në kuadër të njësive përbërëse të SHSKUK-së.

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri menaxhohet nga Këshilli Drejtues i cili përbëhet nga:

  1. Dr. Shefkije Shatri, drejtor ekzekutiv i Spitalit “Sheikh Zayed”,
  2. Dr. Filloreta Berisha, ushtrues detyre drejtor mjekësor,
  3. Znj. Fatime Musliu, drejtoreshë      e Infermierisë.
  1. Historiku i shkurtër i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri

Pas çlirimit të vendit në vitin 1999 dhe vendosje së trupave të KFOR-it në kuadër të NATO-s në komunën e Vushtrrisë u vendosën forcat ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe – EBA. Krahas detyrimit primar për siguri dhe paqe që e kishin forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe në kuadër të KFOR-it aktivitetin e shtrinë në mbështetje shëndetësore e sociale për familjet e komunës së Vushtrrisë. Përderisa ishte shkatërruar çdo gjë edhe në shëndetësi forcat e EBA fillimisht e konsolidojnë Spitalin fushor për ndihmë pacientëve me sëmundje të ndryshme. Ndërkohë Spitali i Mitrovicës ishte në anën veriore të qytetit dhe për shkak të rrethanave të pasigurta dhe politike që kishin instaluar grupet etnike serbe nuk mund të shfrytëzohej nga shqiptarët. Në këto rrethana të rënduara për pacientët Emiratet e Bashkuara Arabe vendosin për ndërtimin e Spitalit të përgjithshëm në Vushtrri, i cili do të bartë emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed.

Kështu që pas shumë peripecive ndërtimi i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri u realizua në saje të donacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjysmë Hënës së Kuqe të EBA-ve. Zbatimi i projektit nisi në pajtim me Memorandumin e Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuesit të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvendit Komunal të Vushtrrisë të nënshkruar më 26 nëntor 2001.

Inaugurimi i Spitalit është bërë më 17 Janar 2003 ndërsa filloj punën e vet me pacientë në muajin maj 2003, fillimisht ka ofruar vetëm shërbime ambulantore. Shërbimet e ofruara për pacientë kanë qenë  shërbime të përbashkëta me Qendrën e Mjekësisë Familjare për arsye se 37% e objektit ka qenë i shfrytëzuar nga kjo qendër. Në bazë të konkursit publik të shpallur në atë kohë janë pranuar 106 punëtorë megjithatë ky numër i punëtorëve ka qenë i pamjaftueshëm për atë kohë.

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri në vitin 2015-2017, është rinovuar në tërësi nga Fondacioni “Khalifa” i Emirateve të Bashkuara Arabe duke e shndërruar në një Spital modern si në infrastrukturë po ashtu edhe në atë të pajisjeve mjekësore.

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka të planifikuar në sistemin e kuadrove 175 punëtorë.

 

III. Repartet dhe ambullantat funksionale në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri

 

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë funksional repartet si në vijim;

  1. Reparti i Internos i cili i ka 10 shtretër si dhe pjesa për COVID-19 e cila po ashtu i ka 10 shtretër;

1.1.Stafi

1.1.1.      Në këtë repart janë të punësuar  11 mjek specialistë, prej tyre; 2 kardiolog, 2 reumatolog, 1 internist, 1 plumolog, 1 endokrinolog dhe 4 gastroenterolog.

1.1.2.      Po ashti janë të punësuar 10 infermierë, prej tyre 1 kryeinfermier, 2 infermierë në ambulancat specialistike, 2 infermierë në njësinë e Endoskopisë dhe 5 infermierë në ndërrime.

1.2.Ambullantat dhe kabinetet

1.2.1.      Ambullanta COVID-19, punon 24 orë.

1.2.2.      Ambulanta e Internos çdo ditë pune prej oës 08:00 – 14:00, prej tyre 2 ditë ambulante specialistike Kardiologji, 2 dite Reumatologji, 1 ditë Pulmologji, 4 ditë Gastroenterologji, 1 ditë Internistik dhe 1 ditë Endokrinologji.

1.2.3.      Kabintetet, çdo ditë gastroskopi, 2 ditë Echo e zemrës, 1 ditë Ergometri dhe 1 ditë Trigometri.

  1. Reparti i Pediatrisë i cili i ka 12 shtretër;

  2.1. Stafi

2.1.2        Ka të punësuar 5 specialistë të Pediatrisë.

2.1.3        Si dhe ka të punësuar 9 infermierë, prej tyre, 1 kryeinfermier para dite, 8 infermierë në ndërrime dhe në ambulancën specialistike.

2.2      Ambullanta pediatrike

2.2.2        Çdo ditë pune prej orës 08:00-14:00.

  1. Reparti Gjinekologji- Maternitet i cili i ka 10 shtretër;

3.1  Ka të punësuar 7 gjinekolog si dhe

3.2  Nëntë (9) mami, 1 kryeinfermiere në Gjinekologji dhe 1 në Maternitet, 2 mami në ambulancën specialistike, 6 mami në ndërrime në Maternitet dhe 5 mami në ndërrime në Gjinekologji.

3.3  Ambullanta çdo ditë punës prej orës 08:00 – 14:00.

  1. Reparti i Kirurgjisë, i cili i ka 15 shtretër;

4.1  Stafi

4.1.1        5 kirurg të përgjithshëm

4.1.2        1 urolog si dhe

4.1.3        11 infermierë, 1 kryeinfermier, 1 infermier në ambulancë specialistike dhe 9 infermierë në ndërrime.

4.2. Ambullanta specialistike

4.2.1. Kirurgjia çdo ditë prej orës 08:00-14:00

4.2.2.   Urologjia, dy ditë në javë, prej orës 08:00 – 14:00.

  1. Kujdesi intensiv i cili i ka 6 shtretër;

5.1. Një (1) anesteziolog,

5.2. Tre (3) specialistë, bashkëpunëtor të jashtëm

5.3. Tetë (8) infermierë, 1 kryeinfermier, 1 infermier fizioterapeut dhe 6 infermierë në ndërrime.

  1. Anestezioni;

6.1.Në këtë njësi shërben anesteziologu i vetëm i Kujdesit intensiv, anestezionin dhe Bllokut Operativ ndërsa ka

6.2.5 teknik të anestezionit prej tyre një kryeteknik.

  1. Blloku Operativ;

7.2.Në Bllok Operativ shërbejnë 5 kirurgët e përgjithshëm të Repartit si dhe anesteziologu i vetëm.

7.3.Nëntë (9) instrumentare, prej tyre 1 kryeinstrumentare dhe 8 instrumentare para dite.

  1. Radiologjia, e cila i ka;

8.1.Gjashtë (6) mjekë specialistë,

8.2.Gjashtë (6) teknik të Radiologjisë, 1 kryeteknik, 1 teknik para dite dhe 4 teknik në ndërrime.

8.3.Echo e Abdomenit, çdo ditë, RTG çdo ditë, CT në servisim.

  1. Qendra Emergjente e cila i ka;

9.1.Tre (3) mjek emergjent të punësuar, 1 bashkëpunëtor të jashtëm dhe 4 specializantë.

9.2.Si dhe i ka 13 infermierë, prej tyre një kryeinfermier, 1 para dite dhe 11 infermierë në ndërrime.

  1. Ambullanta e Dermatovenerologjisë dhe Fiziatrisë

10.1.    Dy (2) specialiste dermatologe dhe një fiziatre

10.2.    Punon çdo ditë pune prej orës 08:00 – 14:00.

  1. Laboratori i cili i ka;
    • 6 teknik laborant, prej tyre një kryeteknik, 1 teknik para dite dhe 4 në ndërrime.
  1. Sterilizimi Qendror i cili i ka;
    • 2 infermierë, njëri prej tyre kryeteknik.
  1. Transfuzioni i cili funksionon në kuadër të QKTGJK-së punon çdo ditë pune prej orës 08:00-14:00.
  1. Farmacia e Spitalit e cila i ka 2 teknik të Farmacisë, njëri prej tyre kryeteknik.

 

  1. Shërbimet Administrative dhe teknike që ofrohen në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri

 

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka funksionale këto njësi të Administratës;

  1. Administrata e Spitalit
  2. Zyra e financave
  3. Zyra e Prokurimit
  4. Zyra e Personelit
  5. Sistemi Operativ Shëndetësor,
  6. Zyra e Bioinxhinierit
  7. Lavanderia dhe
  8. Kuzhina
  1. Numri i stafit

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri aktualisht janë 169 punëtorë dhe në shpallje është konkursi edhe për 6 vende të tjera, prej tyre:

–          41 mjekë, prej tyre; 11 në Interno, 7 në Gjinekologji, 5 në Pediatri, 6 në Radiologji, 3 në Qendrën Emergjente, 1 në Anestezion, 2 në Dermatologji dhe 1 në Fiziatri.

–          97 staf infermierik, prej tyre 68 infermierë, 6 teknik të Radiologjisë, 6 tekniktë Laboratorit dhe 2 teknik të farmacisë.

–          12 staf administrativ dhe

–          19 staf teknik.

  1. Kontaktet e ambullantave specialistike;

– Emergjenca 044 253 530

– Reparti i Kirurgjisë 044 253 541

– Reparti i Pediatrisë 044 250 463

– Reparti i Internos 044 252 147

– Gjinekologji 044 252 730.

VII. Kontaktet e Spitali të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri

Numri i telefonit:

028 572 110

Posta elektronike:

spitali_sheikhzayed@hotmail.com

burimi i te dhenave te cekura me larte.

Shërbime të Ofruara

Alergologji & Imunologji
Alergologji & Imunologji
Anesteziologji
Anesteziologji
Dermatologji
Dermatologji
Endokrinologji
Endokrinologji
Fiziatri me Rehabilitim Fizikal
Fiziatri me Rehabilitim Fizikal
Gastroenterologji
Gastroenterologji
Gjinekologji
Gjinekologji
Infektologji
Infektologji
Kardiologji
Kardiologji
Kirurgji e Përgjithshme
Kirurgji e Përgjithshme
Mjekësi Emergjente
Mjekësi Emergjente
Mjekësi Interne
Mjekësi Interne
Nefrologji
Nefrologji
Neonatologji
Neonatologji
Neurologji
Neurologji
Obstetrikë & Gjinekologji
Obstetrikë & Gjinekologji
Oftalmologji
Oftalmologji
Ortopedi
Ortopedi
Otorinolaringologji
Otorinolaringologji
Patologji
Patologji
Pediatri
Pediatri
Psikiatri
Psikiatri
Pulmologji
Pulmologji
Radiologji
Radiologji
Reumatologji
Reumatologji

Galeri